Qendra e informacionit Aarhus Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, kane organizuar workshopin me “Informimi dhe pjesëmarrja publike në çështjet e mjedisit, detyrë dhe përgjegjësi institucionale”.

Trajnimi ka për qëllim jo vetëm t’i prezantojë pjesëmarrësve kuadrin ligjor për të drejtat e qytetarëve dhe detyrimin istitucional për informimin dhe pjesëmarrjen e publikut në çështjet e mjedisit Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, në kuadër të projektit “Roli i shoqërisë civile për të lobuar në zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit mjedisor në Qarkun Shkodër”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE, të zbatuar nga REC Shqipëri, organizon workshopin me temë: “Informimi Dhe Pjesëmarrja Publike Në Çështjet E Mjedisit, Detyrë Dhe Përgjegjësi Institucionale.Ky workshop i adresohet stafeve të Njësive Administrative dhe drejtorive të Bashkisë Shkodër të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin dhe mundësimin e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje mjedisore, në nivel njësia apo bashkie. Trajnimi ka për qëllim jo vetëm t’i prezantojë pjesëmarrësve kuadrin ligjor për të drejtat e qytetarëve dhe detyrimin istitucional për informimin dhe pjesëmarrjen e publikut në çështjet e mjedisit por edhe të identifikojë problematikat e hasura nga institucionet për zbatimin në praktikë të këtij legjislacioni ashtu si dhe të propozojë sygjerime për përmirësimin e këtij procesi.

Artikulli paraprakHARTA – VENDET ME RREZIKSHMËRI MË TË LARTË, SHQIPËRIA NUK BËN PJESË
Artikulli tjetërBB JEP 71 MLN DOLLARË PËR INFRASTRUKTURËN DHE TURIZMIN NË SHQIPËRI