Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e së premtes pranë shkollës “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.

Sipas disa burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale S.P nga Vau i Dejës dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmen mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e kësaj plagosjeje. Deklarata e Policisë Shkodër: Informacion Paraprak Më datë 15.07.2016 rreth orës 16:00, në lagjen “Naim Gjylbegu” afër shkollës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca ku ka rezultuar se: Është plagosur me armë zjarri shtetasi S.P, 46 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

/ Star Plus TV /