Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në lagjen “Ahmet Haxhija” të qytetit të Shkodrës.

Në orën 15:20 në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i plagosur me armë zjarri. Sipas policisë viktima është S. A. 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili ka marrë plagë në shtyllën kurrizore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, vendi i quajtur “Tophanë”. Bazuar në të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një krim në familje. Viktima është dërguar me shpejtësi në drejtim të Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, në lidhje me ngjarjen, ka shoqëruar në komisariat një shtetas rreth moshës 19 – vjeçare. Një grua dëshmitarë në vendngjarje tregon se krimi është kryer nga disa persona të maskuar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“Best 10 North” NJË TRADITË NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARR NË BALLKONIN E NJË PALLATI