Vijon puna për kapjen e personave në kërkim, ndalohet një shtetas për kryerjen e veprës penale “Vjedhja në bashkëpunim”

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 23.01.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

* Fadil Tuzi, 31 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër më datë 10.01.2017, e ka shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.70 mg/l, Policia Rrugore e arreston në flagrancë 34 vjeçarin

Nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, më datë 23.01.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Fatjon Hasanaj, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur rrethrrotullimi në “Xhabije” në qytet Shkodër, u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel”, nën efektin e alkoolit në masën 0.70 mg/l. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi “, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.