Plot 3100 forca policore janë angazhuar në një operacion masiv dy ditor për të parandaluar kultivimin e fidanëve dhe bimëve të kanabisit në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe në çdo ambjent tjetër të mundshëm që mund të përdoret nga grupet kriminale.

Operacion masiv dy ditor i nisur mëngjesin e datës 22 Shkurt dhe i përfunduar në orë 19:00 të datës 23.02.2017 ishte në shkallë vendi dhe policia e shtetit informoi sot në mëngjes se janë ushtruar 6901 kontrolle gjithsej.

Qarku Shkodër Janë ushtruar në total 1241 kontrolle, nga këto: 1045 sera, 127 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 33 ish reparte ushtarake, 20 objekte të ndryshme dhe 16 banesa të pabanuara.