Shkodër, qarkullonte pa leje drejtimi, gjatë kontrollit i gjendet një dorezë metalike ,arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia e Shkodrës.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë, me datë 16.02.2017, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

* K. N , 17 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kisha e Madhe”, në qytet Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi autoveturën tip Benz me targa AA 161 MV. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një dorezë metalike në formë grushti, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuara nga nenet 291 e 279 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKOSOVA FESTON 9 VJETORIN E PAVARSISË
Artikulli tjetërME DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA BËHET PRONAR TOKE ME VLERË 1.7 MLN EURO