Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarë të viktimave të 21 janarit, kanë bërë homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pas pritjes në selinë e Këshilli të Ministrave, Rama dhe familjarët ecën përgjatë Bulevardit dhe me lule në duar iu drejtuan vendit ku u vranë protestuesit. Kryeministri u përkul në shenjë nderimi dhe respekti për katër të vrarët, ndërsa përshëndeti dhe përqafoi familjarët e Hekuranit, Ziverit, Aleksit dhe Faikut.

Të premten e 21 janarit 2011, kur protesta e opozitës po mbyllej, katër protesuts u vranë nga Garda e Republikës jashtë rrethimit të Kryeministrisë.

Familjarët kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsëritën edhe sot duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi.

Artikulli paraprakRAMA KUJTON VIKTIMAT E 21 JANARIT
Artikulli tjetër“21 JANARI”: TË VENDOSET DREJTËSI PËR BABAIN TIM