Sot shënohen 7 vite nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku kanë persona mbetën të vrarë në bulevard teksa protestonin me Partinë Socialiste, në opozitë në atë kohë. Në ndërrim të viktimave, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë homazhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkaq, kreu i Qeverisë ka mbledhur në kryeministri familjarët e viktimave të “21 janarit”.

“Në këtë ditë të vitit, për ata burra që u vranë në këtë Bulevard 7 vite më parë, është kthyer në një moment të pazakontë përkujtimi, në një boshllëk të drejtësisë së munguar.

Një pasqyrë kombëtare e betejës së shpallur në 3 vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap përballemi me celulat anti-reformë.

Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi nuk janë më në jetë prej 7 vitesh. Fëmijët e tyre 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësisë në shpirtin e familjarëve, 7-fish më e madhe.

Të vjen në mend shprehja latine: “Ja vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë, apo atë jetë”.

Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish.

Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim,” tha Rama.

Artikulli paraprak7 VITE NGA “21 JANARI”, JA ÇFARË KA PARASHIKUAR TË BËJË KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetërRAMA DHE FAMILJARËT KUJTOJNË 4 VIKTIMAT E 21 JANARIT