Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me ministra dhe disa eksponentë të Partisë Socialiste në Durrës.

Takimi mësohet se ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Ende nuk ka shumë detaje se çfarë po diskutohet në takim, por mendohet se diskutohet për reformën në drejtësi. Takimi po zhvillohet në vilë qeveritare në qytetin bregdetar. Takimi vjen vetëm pak orës pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili kërkoi që të hënën tre liderët kryesorë në vend dhe dy ambasadorët, ai i SHBA dhe ajo e BE-së të uleshin në një tryezë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA I PËRGJIGJET FTESËS SË ILIR METËS PËR REFORMËN
Artikulli tjetërEDUARD NDOCAJ: ILIR META NA BËRI NDER TË MADH