Një vajzë e re në Tiranë rezulton e humbur prej disa ditësh. Babai i 24-vjeçares ka kallëzuar të martën në polici se vajza i është kthyer nga Italia, por në shtëpi nuk ka ardhur. Sipas dëshmisë së babait, e reja me iniciale XH.M., u kthye nga Italia më 27 nëntor, por nuk u kthye asnjëherë në shtëpi.

Nuk dihet se ku mund të jetë vajza apo nëse ka ndodhur gjë me të.