Shkodër Vijojnë operacionet Anti – Cannabis Sekuestrohen 92.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa

Më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër, në fshatin Qerret, Njesia Administrative Temal, Bashkia Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Qerretit, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale në 4 thase dhe 2 bidona, një sasi lënde narkotike me peshë 92.5 kg Cannabis Sativa. Po punohet për zbardhjen e rrethanave, për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPS: KOALICIONI OPOZITAR PO ABUZON MEDIATIKISHT
Artikulli tjetërGËRRYERJA E TOKAVE, GJURAJ: PËRGJEGJËS BORDI I KULLIMIT