Shkodër Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municione që i mbante pa leje.

Nga shtrukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që i mbajnë në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Gjovalin Lumaj, 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër

Pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatk model 56, dy krëhëra dhe 152 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROTESTA E PUNËTORËVE, REAGON FEDERATA SINDIKALE
Artikulli tjetërGREKU NUK PËRGJOI, PROKURORIA MBYLL HETIMET