“E hëngri ujku” dhe “theu këmbën”, këto janë kodet që dy kryepleqtë e Njësisë Pult në Shkodër Dritan Lisja dhe Gjin Lushi përdornin gjatë komunikimit me grupin kur policia asgjesonte parcelat me kanabis.

Në Shkodër ka nisur seanca gjyqësore për 16 personat e arrestuar dhe të akuzuar për prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike. Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua tre ditë më parë dhe mes të arrestuarve ishin dy kryepleq dhe një efektiv i FNSH, i cili dyshohet se dekonspironte aksionet antikanabis të policisë.

Gjykata e Shkodres ka vendosur arrest me burg per Dritan Lisaj , kryeplak ne Dukagjin i arrestuar per bime narkotike.

Nderkohe qe eshte lene  ne fuqi masa e sigurise “Arrest me burg” per Nikolin Zef Bashi , ndersa i vellai Mark Zef Bashi me mbikqyrje elektronike.Te dy vellezerit jane ne gjendje te renduar ekonomike dhe me probleme familjare.

Artikulli paraprakITALI, 60-VJEÇARI SHQIPTAR SULMON ME ÇEKIÇ BASHKËSHORTEN
Artikulli tjetër“3 DHJETORI” HAP EKSPOZITËN ME PUNIMET E NXËNËSVE