Goditet një rast i mitdhënies.

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një shtetas Më datë 24.01.2017, nga Seksioni për Qarkullimin Rrugor në Komisariatin e Policisë Shkodër u kap në flagrancë dhe u shoqërua shtetasi : * Agim Gatali, 65 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas në vendin e quajtur “Xhabije” në qytetin e Shkodrës, i ka ofruar 400 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.