Thomas Brdariç nuk do te jete me trajner i Vllaznise. Burime prane kuqebluve bejne te ditur se tekniku gjermano kroat eshte larguar nga ana e drejtuesve te Vllaznise. Humbja me Bylisin ne Shkoder i ka kushtuar shume shkodraneve per vazhdimesine dhe aq me teper anen psikologjike duke bere qe Brdariç te largohet.

Kane qene drejtuesit ata te cilet i kane kerkuar largimin trajnerit. Nderkohe drejtimin e skuadres do ta marre Elvis Plori, trajneri i pare i kuqebluve bashke me pjesen e mbetur te stafit teknik. Pas disa oresh konsultimesh eshte vendosur largimi i Brdariç. Skuadra ka te pakten 9 jave qe ka ndryshuar lojen e saj por edhe rezultatet duke bere qe nga 9 pike diference ne vendin e pare te shkoje ne nje pike dhe tashme me kete humbje ndaj Bylisit mund te leshohet edhe vendi i pare.