Ministria e Mbrojtes së Shqipërisë: Asnjë shqiptar i lënduar.

“Nga shpërthimi në Ankara nuk ka asnjë student shqiptar të lënduar. Komunikuam me atasheun ushtarak në Turqi. Atasheu na konfirmoi se studentët shqiptarë janë mirë. Pacientët që po kurohen në Turqi dhe familjaret janë mirë”, deklaron MM.  *** Një shpërthim i fuqishëm ka nodhur në lagjen Kizilay në Ankara të Turqisë.Sipas BBC, i cili citon mediat turke shkuran se shpërthimi ka ardhur nga një makinë bombë, por mbetet ende për të konfirmuar. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se shpërthimi ka nodhur në afërsi të stacionit të autobusave në bulevardin “Ataturk” dhe në afërsi të shumë institucioneve. Nga shpërthimi, disa automjete ishin përfshirë nga zjarri, ndërkohë raportohet edhe per të lënduar. Zyra e Guvernatorit të Ankarasë deri tani raporton për të paktën 27 të vdekur dhe 75 të plagosur, ndërsa policia po heton për ngjarjen. Kjo e fundit ka lëshuar edhe një komunikatë, e cila konfirmon vdekjen e 27 personave, ku 23 vdiqën në vendin e ngjarjes dhe 4 të tjerë rrugës për në spital.Këshilli i Radio Televizionit të Lartë Turk ka vendosur të ndalojë publikimin e imazheve të shpërthimit. Vetëm disa javë më parë rreth 30 persona humbën jetën nga një shpërthim kamikaz në Turqi.

/ Star Plus TV /

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakELBASAN 2016, GRUPI I SHKODRËS FITON DY ÇMIME
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON KLASIKEN PËRBALLË TIRANËS 3-1