Vau Dejës-Shkodër I gjendet armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia !

Arrestohet shtetasi:

* Paulin Qarri 39 vjeç, banues në Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër janë ngritur Pika Kontrolli në territorin e Qarkut Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe lendë narkotike, ku gjatë kontrolleve të ushtruar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Paulin Qarri, i cili udhëtonte me automjetin tip Benz me targa AA266HZ, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet: – një armë zjarri Pistoletë e llojit Browning (Gjerman) – një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA-SË NË KABUL KA NDËRPRERË INTERVISTAT PËR VIZA PËR AFGANËT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NGJITET NË RENDITJEN E FIFA-s