Një fitore e çmendur ajo e Vllaznisë përballë Flamurtarit në shifrat 3-2.

Ndonëse deri në minutën e 75 vlonjatët ishin në avantazh me golin e Bushiç në pjesën e parë, Vllaznia ka përmbysur gjithçka. 3 janë shënuar në 3 minutat e fundit, 2 për Vllazninë dhe një nga Flamurtari. Hebaj sjell barazpeshën me një super gol në minutën e 76’.

Elis Bakaj në minutën e 90’ i jep avantazhin Vllaznisë duke menduar se gjithçka përfundoi. Ka kohë edhe për dy gola të tjerë. Bushiç barazon në 2-2 në minutën e parë shtesë duke vendosur qetësinë në “Loro Boriçi”. Kur vlonjatët menduan se ia arritën të marrin pikë në Shkodër në minutën e 93’ Pjeshka vjen nga mbrojtja për të shënuar golin e tretë, gol që çon në ekstazë kuqeblutë dhe i jep fitoren.

Pavarësisht fitores trajneri Armando Cungu po mendon largimin nga Vllaznia Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 24 pikëve duke lënë prapa Flamurtarin, Teutën dhe Laçin me nga 20 pikë dhe Korabi që mbyll tabelën me 11 pikë.

Përpara se të rikthehen të mendojnë për të qenë sa më larg mbijetesës në kampionat, Vllaznia do të ketë të mërkurën ndeshjen e kthimit në kupë përballë Teutës.