TIFOZËT “PUSHTOJNË” KRYEQYTETIN, FESTË MADHËSHTORE NË “ASLLAN RUSI”. ….. Ka nisur me dyshime ndeshja e tretë finale për Vllazninë në qoftëse do të festonte titullin kampion në Tiranë apo në Shkodër, por basketbollistët shkodranë dominuan çdo gjë duke fituar kështupër të dytin vit radhazi kampionatin kombëtar. Vetëm në periodën e parë skuadra shkodrane nuk kryesoi, ndërsa në tri të tjerat ka dominuar në të gjitha aspektet e duke fituar me rezultatin final 58-71.

Ashtu siç pritej, pallati i sportit “Asllan Rusi” ka qenë i mbushur më shumë se kurrë me tifozë të ardhur nga Shkodra, të cilët kanë krijuar një atmosferë me të vërtetë fantastike dhe që dinë të bëjnë vetem ata. Festa ka qenë më pas akoma më e madhe pas përfundimit të takimit ku grupimi “Vllaznit Ultras” të mbështetur dhe nga tifozë të tjerë festuan së bashku me ekipin fitimin e titullit kampion duke treguar kështu mbështetjen e tyre maksimale ndaj Vllaznisë. Star Plus ka shkëputur dhe disa nga opinionet e aktorëve kryesorë të ekipit të Vllaznisë. Jam i kënqur me lojën që zhvilluam e mendoj se ne e menaxhuam më mirë finale. Dua të falenderoj të gjithë sportistët që kanë dhënë shpirtin në fushë duke bërë që ne të gëzoheshim për këtë titull kampion. Përsa i përket të ardhmes sime unë do të jem i gatshëm për bashkëpunim dhe dëshira nuk më mungon por sigurisht qëdo të kemi bisedimet paraprake, e rëndësishme është qe në e mbyllëm me sukses këtë finale. Pas suksesit dhe festës në Tiranë, tifozët e Vllaznisë kanë festuar dhe në qendër të qytetit të Shkodrës së bashku me ekipin duke uruar kështu për fitmin e titullit kampion e duke shpresuar që këtë vit pjesëmarrja në Ligen Ballkanike të jetë e suksesshme.