Ka perfunduar me fitore per shkodranet ndeshja  takimit Vllaznia – Teuta qe u zhvillua ne stadiumin “Loro Boriçi ” te Shkodres.

Një gol i Alsid Tafilit në minutën e 23’ i ka mjaftuar Vllaznisë për të marrë fitoren ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Kjo ishte ndeshja e parë e turit çerekfinala të Kupës së Shqipërisë. Vllazna me fitoren 1-0 ka më shumë shanse për t’u kualifikuar. Trajneri Armando Cungu tha se rezultoi një përballje e vështirë por fitorja ndaj durrsakëve e ngroh trajnerin sepse skuadra e tij është më afër kualifikimit.Ndeshja e kthimit me Teutën do jetë pas dy javësh teksa Vllaznia do të tentojë që të ruaj rezultatin e arritur në përballjen e parë për të prerë biletën në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakBLICI RRUGOR, VIJON OPERACIONI I POLICISË
Artikulli tjetërKAPET ANËTARI I BANDËS SË NIKLËS, SHOKU IU ARRATIS NGA BURGU