Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Lushnjë në aksin e quajtur “Mbikalimi I Savarës”.

Bëhet me dije se në aksident është përfshirë ”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Burime për media bëjnë me dijs se si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi, ndërsa edhe ambulance ka mbetur në trafik.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidetit.

Artikulli paraprakHISTORIA, NJERËZ QË NUK MUND TË FESTOJNË
Artikulli tjetër38-VJEÇARI PLAGOS ME THIKË TË MITURIN! AUTORI PËRDORUES DROGE, POLICIA E ARRESTON NË SHTËPINË E XHAXHAIT