Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë-Lushnje. Policia bën me dije se një automjet që drejtohej nga 42-vjeçari me iniciale A.Z. ka përplasur këmbësorin I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFILLON “LOVE STORY”/ ALKETA VEJSIU THUMBON MENJEHERE “PERPUTHEN”
Artikulli tjetërNET-QËNDRIMET E TURISTËVE NË SHQIPËRI U AFROHEN NIVELEVE TË PARA KRIZËS, EUROSTAT: RIKUPERIMI MË I SHPEJTË NË EUROPË