Nisma që ka marrë drejtoria e përgjithshme e tatimeve por edhe drejtoritë rajonale mes të cilave edhe ajo e Shkodrës për aksionin në luftën ndaj informalitetit sa i përket edhe mallit pa faturë kryesisht tek bizneset e vogla, ish-drejtori rajonal i tatimeve Mark Laloshi e quan të padrejtë idenë e qeverisë për penalitetet e rënda.
Penalitetet me shumë marramendëse për ish-drejtorin Laloshi janë si një pushkatim për biznesin. Bizneset siç është bërë e ditur kanë afat deri me 31 dhjetor të këtij viti për të deklaruar mallin pa faturë. Pas kësaj date nëse evidentohet mall pa faturë në subjekte atëherë do ketë penalizime të rënda për të cilat opozita nuk është e këtij mendimi.