
Ministri i Brendshem, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, inspektoi zbatimin e masave të sigurisë në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Gjatë takimit me efektivet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës si dhe vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat, me orë të zgjatura shërbimi dhe sakrificë të përditshme, garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita kërkoi nga strukturat e Policisë së Lezhës që të intensifikojnë kontrollet, në zbatim të ligjit dhe të udhëzimeve të dhëna, me qëllim garantimin e qetësisë publike, respektimin e normave të zhurmës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për banorët dhe pushuesit zonat turistike.






