Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dha detaje se çfarë masash ka ndërmarrë Policia e Shtetit pas njoftimit të ambasadës amerikane, ku paralajmërohej se “grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjektet e lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Vendi ynë,” është shprehur ministri Lamallari, “prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.”

Për përdorimin e molotovëve nga opozita gjatë protestave, ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se urdhëruesit dhe organizatorët e grupit molotov-hedhës do të dënohen sipas ligjit, pasi kanë rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të efektivëve të Policia e Shtetit.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME KRYEBASHKIAKËT
Artikulli tjetërNË PRAG TË FESTËS SË PASHKËS