Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Kadastrës Artan lame, pais ky i fundit tha se Meta asokohe kohe kur ishte President nuk kishte pranuar të regjistronte Presidencën. Meta tha se këta janë të marrë dhe të gjithë këtë po e bëjnë për të krijuar ndjenjën e pasisgurisë së pronës të qytetarët. Meta akuzon se janë grabitur mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët në dispozicion të PS.

“Del e deklaron as presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ca të marrësh janë këto. Deri në ‘90 edhe ato fishkët kanë qenë me inventar. Pse e thonë këtë, sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për çdo qytetar. ‘Ou po kur presidenca si paska në rregull po kush është që i ka në rregull, cili qytetar, cili sipërmarrës. Një lloj shteti me këta që kanë vjedhur e grabitur në mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët e tyre, kanë dobësuar kapacitete mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakENDE MREKULLI NËN RRËNOJA, SHPËTOHEN TRE PERSONA NË TURQI, MES TYRE NJË FËMIJË
Artikulli tjetërBERISHA NË KONVENTËN KOMBËTARE TË GRUPIMIT “DHJETOR ’90”: THEMELUAT PD DHE PLURALIZMIN