I jepet sot lamtumira analistit dhe gazetarit Andrea Stefani i cili u nda nga jeta të shtunë e 3 dhjetorit nga një sëmundje e rëndë.

Një ditë më parë trupi i pajetë i Stefanit mbërriti në atdhe dhe paraditen e sotme u mbajtën homazhe në institucionin e Radio Televizionit Shqiptar. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama, Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës. Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58­ vjeçare Sot Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së analistit dhe gazetarit “Kam provuar trishtim, dëshpërim dhe dhembje kur mësova lajmin” shkruante në mesazhin e ngushëllimit kryeparlamentari Meta. “Secili nga ne i ka një borxh mirënjohjeje Andrea Stefanit!” shkruan Meta