Miq, të afërm, koleg, breza të tëre artistesh, përfaqësues të kabinetit qeveritar, drejtues vendor e shume qytetare të Shkodrës i kane dhëne lamtumiren e fundit, bilbilit të këngës popullore të Shkodrës.

Homazhet e zhvilluara ne hollin e teatrit Migjeni, kane pas brenda vetes mall dhe dëshpërim për këtë largim te një ikone te këngës në Shkodër qe i dha shume këtij qyteti duke i lene një pasuri te çmuar ne muzikën popullore ne Shkodër. Bik Ndoja u nda nga jeta ne moshën 90 vjeçare ne qytetin e Shkodrës, një ikone e muzikës ne Shkodër, një personalitetet i çmuar qe do ti mungoje këtij qyteti, lamtumire Bik Ndoja.