MIQ, TË AFËRM DHE ARTISTË I JAPIN LAMTUMIRËN MUZIKANTIT TË NJOHUR.Artistë, politikanë, miq,të afërm dhe adhurues të muzikës i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur nga të gjithë si Doktor Flori. Homazhet u zhvilluan ne hollin e Radio Televizonit Shqiptar, nga ora 9 deri në orën 11. Më pas kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i këngëtarit të mirënjohur.mirënjohur.

Kengetari I famshëm Floran Kondi, I njohur si doktor Flori, është ndare nga jeta paraditen e se hënes. Doktor Flori ka rrëmbyer zemrat e shqiptareve, qe ne fillimet e tij me grupin West Side Family, ai njohu suksese te njëpasnjëshme për shkak te videove satirike.Doktor flori se bashku me grupin e tij arritën te kishin një bashkëpunim edhe me kryetarin e bashkisë se Tiranes, sot kryeministrin, me këngen Tirona.Ne festivalin e kënges 44-te, Doktor Flori, ka shkruar teksin e kenges “Zjarr e ftohte” e cila u këndua nga Luis Ejlli, dhe fitoi çmimin e pare ne festivalin dhe u këndua ne Eurovision.Edhe miqtë e Doktor Florit kane reaguar ne rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen per vdekjen e tij.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Qp9zmgXjVtM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]