Ish-basketbollisti kampion i Vllaznisë, Fatjon Taraboshi, është përcjellur për në banesën e fundit me shumë rrespekt nga komuniteti shkodran. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq të afërt, si dhe figura të njohura të sportit, ku Taraboshi kishte dhënë një kontribut të vyer ndër vite, fillimisht si basketbollist i Vllaznisë kampione dhe më pas edhe si trajner i moshave. Në emër të ish-shokëve të skuadrës kuqeblu, foli kapiteni i asaj periudhe, Ervin Bërdica, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e mikut dhe kolegut të tyre. Ai vlerësoi jo vetëm cilësitë sportive të Taraboshit, por edhe karakterin e tij të ngrohtë, miqësor dhe plot humor brenda ekipit.

Rreth dy muaj më parë, në vlerësim të kontributit të tij, Këshilli i Qarkut Shkodër, me në krye kryetarin Edmond Ndoun, i kishte akorduar një Çertifikatë Mirënjohjeje për kontributin e dhënë në basketbollin shkodran. Ndërkohë, në nderim të figurës së tij, Shoqata e Basketbollit Vllaznia, në bashkëpunim me familjen Taraboshi, do të organizojë homazhe në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ditën e diel, nga ora 08:00 deri në 12:00.

https://youtu.be/0vTUMpHIIL0

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBENET BECI INSPEKTON PUNIMET NË SHKOLLËN “ISMAIL QEMALI”
Artikulli tjetërFLUKS PUSHUESISH NË BREGDETIN E LEZHËS