
Është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti Dashamir Dini. Ai ndërroi jetë në Bergamo të Italisë, si pasojë e një hemorragjie cerebrale akute, teksa po trajtohej për një sëmundje të rëndë të diagnostikuar së fundmi.
Dashamir Dini ka shërbyer për disa vite si drejtor i Radio Shkodrës dhe më pas i RTSH Shkodra, duke lënë gjurmë për profesionalizmin, etikën dhe përkushtimin ndaj gazetarisë së lirë dhe komunitetit lokal. Po ashtu Dini ka qenë për disa vite dhe pjesë e politikës si drejtues I partisë Socilaiste në Shkodër.
Dashamir Dini ishte një zë kritik me shumë vlera për opinionin public dhe jo vetëm. Intervista e tij e fundit në Star Plus ishte në maratonen zgjedhore ku shprehu opinionin e tij mbi zgjedhjet dhe forcat politike garuese .
Ai njihej edhe për pasionin e tij për poezinë dhe publicistikën, veçanërisht pas humbjes tragjike të djalit të tij, këngëtarit Ergi Dini, fitues i “X Factor Albania 2013”, në aksidentin me motor.
Me një stil të ndjeshëm dhe reflektues, Dashamir Dini u shndërrua në zë të dhimbjes prindërore, por edhe të shpresës, përmes vargjeve të panumërta për humbjen e të birit, të cilit i shkroi derisa mbylli sytë.
Dashamiri ishte një shpirt i brishtë letrar. Poezia ishte vendi ku ai rrinte me veten, ku fjalët kishin ndjenja dhe heshtja kishte kuptim. Ato vargje që ndante me miqtë e tij në rrjete sociale, sot marrin një tjetër peshë.
Stat Plus Tv i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Dini dhe gjithë komunitetit të gazetarëve shkodranë. Humbëm një koleg, një mik, një njeri të mirë. Por kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.