Mes lotësh e një dhimbje të madhe, mjeshtri I humorit Zef Deda i cili u nda nga jeta një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në teatrin “Migjeni”, shtëpia e tij e dytë ku dha shpirtin për humorin e artin shkodran e atë shqiptar.

Kolegët e Zef Dedës, artistë të mëdhenj që kaluan shumë vite sëbashku në skenë thonë se tashmë Shkodrës e Shqipërisë do t’i mungojë një prej humoristëve më të mëdhenj.
Miq nga e gjithë Shqipëria të artit erdhën për të nderuar figurën e Zef Dedës.

Djali i Zef Dedës, Julian Deda i cili ndoqi rrugën e babait si humorist falenderoi të gjithë ata që erdhën për të respektuar këtë figurë të madhe të artit shqiptar.

Zef Deda do të mbetet në memorien e çdo zemre shqiptare si një kolos i humorit që përmbi 50 vite shënjoi emrin e tij në panteonin e artit e kulturës tonë kombëtare me rolet e panumërta në skenë.

Artikulli paraprakVOKSHI: NUK HEQIM DORË NGA PROTESTA
Artikulli tjetërPARADA E 28 NËNTORIT, RAMA ZBULON DETAJE