
Legjendës së portës shkodrane, Paulin Ndoja, i është dhënë këtë të hënë lamtumira e fundit. Klubi i Futbollit Vllaznia dhe Bashkia Shkodër organizuan homazhe në nderim të kësaj figure të madhe të futbollit shkodran dhe shqiptar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku morën pjesë personalitete të shumta të sportit.
Në këtë mënyrë, i jepet lamtumira e fundit edhe një tjetër prej kollosëve të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, siç ishte Paulin Ndoja, i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lamtumirë Mjeshtër!