Në ambjentet e universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi u zhvilluan homazhet në nderim të Prof. Menduh Dërgutit rektorit të parë të universitetit të Shkodrës. Në homazhe morën pjesë pedagogë dhe personalitete të qytetit të Shkodrës.

Profesor Menduh Dërguti ishte rektori i parë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në një nga çastet më të rëndësishme të historisë sonë institucionale – kur Instituti i Lartë Pedagogjik mori statusin e Universitetit dhe kur, në kushtet e një shoqërie në transformim, ai udhëhoqi me maturi, dinjitet dhe vizion periudhën e parë pas rënies së regjimit komunist

Përveç kontributit të tij në arsim dhe shkencë, Prof. Menduh Dërguti ishte gjithashtu deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura: 1991–1992 dhe 1992–1996, duke i shërbyer vendit me dinjitet edhe në një tjetër fushë të rëndësishme të jetës publik.

Artikulli paraprakNISIN REZERVIMET PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërEDONA BILALI: TË VAZHDOJMË INVESTIMET PËR SHKODRËN