PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT SHKRIMTARI I MADH. Mes lotëve e dhimbjes është përcjellë në banesën e fundit shkrimtari i madh Skënder Drini.

Në bibliotekën publike “Marin Barleti” janë zhvilluar homazhet e rastit për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej kolosëve të letrave shqipe siç e quajnë edhe miqtë e tij të artit.Skënder Drini u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare duke lënë pas një pasuri të madhe të veprave të tij. Asnjëherë nuk u vlerësua pas viteve 90’ e megjithatë kjo pjesë nuk ishte e rëndësishme për të. Diti të bëntë jetën e diplomatit, shkrimtarit, publicistit, analistit e po ashtu familjarit të devotshëm e intelektualit që asnjëherë nuk u përzie me politikën por zgjodhi jetën të jetë i varfër por krenar. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/sr28ogq-smI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “FILLIMET”
Artikulli tjetërRIATDHESOHEN SHTETASIT SHQIPTARË