Është përkujtuar në Malësinë e Madhe 78 vjetori i Luftës së Reçit. Në lapidarian në qendër të këtij fshati u vendosën kurora me lule në nder të dëshmorëve që luftuan kundër pushtuesve italian në gushtin e vitit 1943. Zamir Llazani, kryetar i organizatës së Luftës Nacional Çlirimtare thotë se Lufta e Reçit ka hyrë në histori të Shqipërisë si e para ndaj një pushtuesi me ushtri të mirëfilltë siç ishte Italia e asaj kohe…

Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj e quajti më të rëndësishmen e asaj treve Luftën e Reçit ndërsa kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Hilmi Lakti tha se ajo luftë është një epope….

Pas vendosjes së kurorave me lule dhe nderimit të dëshmorëve të luftës së Reçit u zhvillua edhe një aktivitet artistiko-kulturor i kthyer në traditë tashmë në Malësinë e Madhe.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ARTISTËT: QKF TË MBAJË EMRIN KUJTIM ALIJA
Artikulli tjetërSHKODËR, “80% E TË INFEKTUARVE ME COVID-19 JANË TË PAVAKSINUAR”