LLAZANI: UNIVERSITETI I SHKODRËS DUHEJ TA VLERËSONTE KËTË DATË. Komiteti i veteranëve të luftës anti-fashiste nacional çlirimtare ka dënuar harresën për figurën e Luigj Gurakuqit në 90-vjetorin e tij të vrasjes nga universiteti i Shkodrës që mban pikërisht emrin e patriotit të madh shqiptar.

Komiteti i LANÇ vendosi kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit bashkë me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shkodrës. Vetranët e LANÇ vlerësuan figurën e Luigj Gurakuqit. Luigj Gurakuqi para 90 viteve u vra me armë në moshën 46-vjeçare në një atentat mafioz në Bari të Italisë me 2 mars të 1925-sës nga Baltjon Stamolla pas lëvizjes së qershorit duke bërë që Shqipëria të humb patriotin e shquar.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/8hSwn-yWEMQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]