Mbetjet e lëngshme dhe ato organike nuk do të pranohen më në landifillin e Bushatit. Është përgjegjësi i shërbimeve publike në bashkinë Shkodër Fatbardh Kuçi i cili jep sinjalin e qartë se çështja e mbetjeve duhet të gjejë një zgjidhje tjetër dhe jo hedhjen në landfill.Riciklimi mund të jetë zgjidhja e vetme dhe këtë proces që në Shkodër ka nisur prej shumë kohësh bashkia nuk e quan të dështuar edhe pse shumë persona e mendojnë të tillë.

Përveç supervizorëve përgjegjës për pastrimin do të jenë edhe 5 kryetarët e rajoneve.Për ata që ndotin qytetin do ketë edhe gjoba por qëllim është sensibilizimi.Se cila do të jetë zgjidhja për menaxhimin e mbetjeve në Shkodër mbetet për t’u parë por aktualisht situata nuk është aspak e mirë sepse landfilli i Bushatit rrezikon si shkak i mungesës së investimeve, çdo ditë mbeturinat digjen tek varrezat e dëshmorëve ndërsa edhe tonelatat e mbetjeve me bashkinë e re janë shumë më të mëdha. Një zgjidhje është riciklimi por për ta bërë siç nevojitet sërish duhen miliona euro investime.