“Te gjithe punonjesit e institucioneve qe nuk paguajne detyrimet ndaj SHA Ujesjelles Kanalizimeve ne Lezhe do te penalizohen me perjashtim nga puna”, ka qene kjo deklarata e ashper e bere nga vete Prefekti i Lezhes z Gjergj Prendi, ne nje takim te zhvilluar sot me disa drejtues institucionesh.

Sipas Prefekti cdo punonjes i administrates duhet te paraqese te titullari librezen me te gjitha detyrimet e pagauara ndaj Ujesjelles Kanalizimeve. Eshte e pafalshme qe vete institucionet te jene debitore ndaj ndermarrjes se ujesjelles kanalizimeve Lezhe, tha Prendi. Ndersa nuk la va evidentuar shumen prej 20 milion lekeve te reja qe ka vetem institucioni i Bashkise se Lezhes, e cila ne fakt ka ne varesi shume institucione te tjera. Ne te njejten linje ka qene edhe perfaqesuesi i Ministrise se Enegjise dhe Infrastruktures,Arben Musaj i cili tha se institucionet dhe drejtuesit e instiotucione te na mbeshtesin ne kete reforme te ndermarre.

Nderkohe eshte kerkuar qe brenda muajit shkurt te gjitha institucionet dhe administrata qe rezultojne debitore te shlyejne detyrimet ose te lidhin akt-marreveshje me ndermarrjen e ujesjelles kanalizimeve lezhe.

Artikulli paraprakSHIU PËRMBYT RRUGËT E QYTETIT
Artikulli tjetërFSHATI OBOT NËN UJË!