Largimet nga puna të punonjësve të administratës shtetërore ishte një nga shqetësimet e ngritura nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Sipas tij, sa herë që ndodh ndryshim pushteti në Shqipëri, apo edhe ndryshim titullari, ka largime masive nga puna. Në këtë kuadër, ai përmendi rastin e doganave, ku sipas zaganjorit pothuajse 100 %, ka ndryshim të stafit.

“Ajo që vërehet është fakti se në largimet nga puna, institucionet publike, nuk respektojnë as procedurën e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, asnjë afat, dhe në këtë mënyrë, cdo të bëjë gjykata, do të vendosë në favor të paditësit sipas ligjit. Por kjo ndikon shumë në buxhetin e shtetit, pasi kostot do të duhet ti përballojmë të gjithë. Prandaj ndodh që shteti paguan, dy persona përtë njëjtin vend pune, ndodnjëherë edhe tre persona. Përvec përgjegjësisë disiplinore administrative e penale, kjo kërkon vlerësim të thelluar shtetëror dhe ska të bëjë e punën e gjykatave, por të administratës dhe sjelljes së saj”, tha Zaganjori . Problematikat që ngriti Xhezair Zaganjori – Vonesat në shqyrtimin e cështjeve gjyqësore administrative janë të pritshme, sepse së pari kemi fluks të lartë të cështjeve gjyqësore dhe numër të kufizuar të gjyqtarëve. – Si mundet të respektohen afatet proceduriale kur ndërkohësot që flasim kemi 6000 çështje gjyqësore administrative me një Kolegj Administrativ të Gjykatës së Lartë me 3 gjyqtar.

– Numri i çështjeve në rritje dhe mosrespektimi i afateve në shqyrtimin e cështjeve, nuk është rrjedhojë vetëm e plotësimit të sistemit gjyqësor me trupën e nevojshme gjyqësore, por ne duhet të shikojmë pak edhe fenomenet që përsëriten shpesh në shoqërinë tonë . – Sa herë që ka zgjedhje në vëndin tonë, dhe ndryshim pushteti, apo dhe ndryshim titullari të një institucioni publik, rriten largimet masive nga puna. Pse duhet të ndodhë kjo?, Kjo përsëritet. Shembull mund të jenë doganat, ku pothuajse 100 %, ka ndryshim të stafit në këto institucione; – Ajo që vërehet është fakti se në largimet nga puna, institucionet publike, nuk respektojnë as procedurën e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, asnjë afat, dhe në këtë mënyrë, cdo të bëjë gjykata, do të vendosë në favor të paditësit sipas ligjit. – Por kjo ndikon shumë në buxhetin e shtetit, pasi kostot do të duhet ti përballojmë të gjithë. Prandaj ndodh që shteti paguan, dy persona përtë njëjtin vend pune, ndodnjëherë edhe tre persona. Përvec përgjegjësisë disiplinore administrative e penale, kjo kërkon vlerësim të thelluar shtetëror dhe ska të bëjë e punën e gjykatave, por të administratës dhe sjelljes së saj .

– Numri i cështjeve të përllogaritjeve të pensioneve, është një numër që rritet përditë. Dhe kjo ndodh pikërisht, se cdo individ në moshë pensioni, pasi ka punuar për gjithë jetën, për shkak se ligjet janë ndryshuar aq shpesh, apo në disa raste mungojnë, apo nuk janë në harmoni me njeri tjetrin, sjellin keqllogaritje të pensionit nga administrata dhe më pas konflikt gjyqësor. – Kërkohet gjithëmonë nga Gjykata e Lartë Unifikimi i praktikës Gjyqësore, por si mundet Gjykata e Lartë të bëjë këtë unifikim, në kushtet kur nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, duhet një numër prej 13 gjyqtarësh për të bërë një procedurë unifikuese, dhe sot ka më pak se 10 gjyqtarë në trupën e saj, dhe ky vakum në trupën gjyqësore nuk mund të plotësohet për shkak se nuk janë krijuar ende institucionet e reja të sistemit. – E gjithë trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Civil, e cila përbëhet afërsisht me 80 gjyqtarë, përballon thuajse numër të njëjtë cështjesh si trupa e Gjykatës së Apelit Administrativ e cila perbëhet sot me 13 gjyqtarë. Kjo tregon se duhet gjetur nje zgjidhje ndryshe, pasi gjyqtarët janë tepër të mbigarkuar dhe nuk ka pse përdoren dy standarte brenda sistemit gjyqësor, sa i takon numrit të cështjeve dhe ngarkesës në punë. – Pra problemi nuk është gjithmonë tek gjyqësori, por tek organe të tjera vendimarrëse, të cilat duhet të vlerësojnë mirë veprimtarinë e tyre, dhe vendimarrjen, në mënyrë që kjo situatë të rregullohet dhe të mos prodhojnë konflikt.

Artikulli paraprakPOLICIA QËLLON AGRESORIN ME THIKË NË DUAR
Artikulli tjetërKOKAINË NË APARTAMENT,KAPEN DY SHQIPTARËT,E PËSON PRONARI ITALIAN