Falimentimi i njërit prej operatorëve celular në treg, i cili prej datës 1 janar 2018 fik të gjitha shërbimet, ka sjell një frikë tek abonentët, të cilët pritet të përballen edhe njëherë me tre operatorë.

“Plus Communications” që prej krijimit ka rezultuar me humbje kolosale, duke mos përballur konkurencën. Megjithatë, ikja e një operatori shton frikën e rritjes së tarifave nga operatorët e tjerë celular. Megjithatë, sipas Ilir Zelës, kryetar i këshillit drejtues pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, janë marrë të gjithë masat që ikja e “Plus Communications” të mos ndikoj në xhepat e qytetarëve shqiptar.

Sipas tij, rregullatori do të mbikqyrë të gjithë operatorët në mënyrë që të mos ketë abuzime. Kompania “Plus Communications” ka qenë shpesh herë operatori më i diferencuar në treg. Liçensa e 3G i është dhënë me shumë vonesë, ndërsa 4G nuk i është dhënë asnjëherë. Detaje të tilla kanë ndikuar jo pak që humbjet të jenë jo të vogla, duke mos patur më tepër fuqi financiare për të vazhduar. Ky operator ka qenë i vetmi me 100% të aksioneve me pronarë shqipatarë.