Kopliku po përjeton një valë të madhe emigrimi, ku më shumë se gjysma e të rinjve janë larguar në kërkim të një jetë më të mirë jashtë vendit. Rrugët dikur të gjalla tashmë janë të qeta, ku shihen kryesisht të moshuar që përballen me vetminë dhe pasigurinë për të ardhmen. Banorët thonë se mungesa e të ardhurave dhe mundësive për punësim janë arsyet kryesore që I detyrojnë të rinjtë të marrin rrugën e emigrimit.
Shumë prej të moshuarve përballen edhe me fida të mëdha ekonomike dhe shëndetësore. Fëmijët e tyre janë larguar jashtë vendit, ndaj kjo e bën edhe më të vështirë jetesën për ta, pasi detyrohen të jetojnë vetëm dhe pa ndihmën e dikujt pranë. Emigrimi i të rinjve nga Kopliku është vetëm pasqyrë e një fenomeni shumë më të gjerë që po prek të gjithë Shqipërinë. Çdo vitë e më shumë qytetet dhe fshatrat po zbrazen, kryesisht nga mosha e re të cilët braktisin vendin e tyre në kërkim të një jetë më të mirë jashtë vendit.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHEN TË RËNËT NË LUFTËN ME SERBO-MALAZEZËT NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT ME FOKUS TË ÇËSHTJET SOCIALE