Prej disa ditësh puna për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës është përqëndruar pranë By Pass- it ku po bëhet e mundur sistemimi i zonës ku prej shumë vitesh kanë qëndruar banorët e komunitetit rom.

Aktualisht kanë mbetur vetëm pak banesa pasi pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga kjo zonë, ndërsa në ditët në vijim do të bëhet largimi i plotë i tyre, duke i lenë vend nisjes së punës për projektin e ndërtimit te disa fushave sportive, dhe kthimin e kësaj zone në një rekracion për qytetarët.

Investimi që po realizohet nga Qeveria Shqiptare për transformimin e plotë të hyrjes së qytetit të Shkodrës kap vlerën e 5 milion eurove. Ky projekt parashikon edhe rikualifikimin e bregut perëndimorë të liqenit të Shkodrës.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET DITA E DËSHMORËVE NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODRA, DESTINACIONI I PREFERUAR I TURISTËVE TË HUAJ