Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Vendimi për shkarkimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Burime bëjnë me dije se Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREAGON GRUPI PARLAMENTAR I PD: ZVARRITJA KUVEND-KUSHTETUESE SI STRATEGJI PËR TË BLLOKUAR SPAK-UN
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT