Lavdëron e mbështet ISIS, Italia dëbon të riun shqiptar për ‘arsye sigurie’

Një qytetar shqiptar është dëbuar nga territori Italian për arsye sigurie. Urdhëri është firmosur nga vetë ministri i Brendshëm, Marko Miniti, sepse thuhet që ai kishte lavdëruar dhe ishte shfaqur si mbështetës i ISIS. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, rezident në Riccione në provincën e Riminit. Në shtator të 2016 gjatë arrestimit të tij për dhunë dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publik kishte lavdëruar ISIS. Pikërisht kjo është dhe arsyeja e dëbimit të tij nga territori Italian.

Artikulli paraprakI GJENDET DROGË NË MAKINË, PRANGA TË RIUT
Artikulli tjetërSHERR MES SHQIPTARIT DHE SERBIT, DJEMTË E TYRE LUAJNË FUTBOLL, BABALLARËT THEREN ME THIKA