
SOT AJO ËSHTË PA MBROJTJE, ASKUSH NUK KUJDESET E VETME NË MËSHIRË TË FATIT. Kjo ishte lavdia e dikurshme, e një ure symbol të Shkodrës, e cila lidhej jo vetëm me historinë e qytetit të Shkodrës, por nga ana tjetër do të njihej në të gjithë europën për shkak të shkëmbimeve tregtare që Shkodra do të krijonte me shume prej vendeve të zhvilluara.
Por sot kjo urë, duket se e ka humbur lavdinë e dikurshme, shpesh herë nga indiferenca shtetërore por edhe dora e njeriut e cila në 25 vite demokraci do ta dëmtonte ndoshta më shumë sesa koha e gjatë vitet e së cilës I rëndojnë mbi supe. Sot ajo është e dëmtuar, e mbyllur me një gur të stermadh që blokon qarkullimin e automjeteve, por nga ana tjetër elementet e hekurit te cilat vidhen cdo ditë për skrap. Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar me fondet e qeverisë turke në vitin 1889. Ndërtimi i kësaj ure u bë i mundur në sajë të iniciativës së guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bejtashagë Kazazi. Ajo ishte projektuar nga inxhinieri turk Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje të lidhura me trarë hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas. Sot Ura e Bunës është e pambrojtur, edhe pse rënditet një monument culture që simbolizon qytetin e Shkodrës.