Përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë në futbollin e femrave u shoqërua me skena dhune, ku futbollistet u përplasën me njëra-tjetrën dhe jo vetëm, teksa akuza ka pasur edhe për përfshirje të drejtuesve dhe tifozëve. Klubi bardheblu reagoi i pari për ngjarjen, duke pohuar se tre prej pjesëtareve të tyre mbeten të lënduara, madje duke ngritur akuza ndaj klubit shkodran. Megjithatë, tek Vllaznia kanë një qëndrim krejt ndryshe, ku në një prononcim për mediat, presidenti Lazër Matija reagoi për incidentin, teksa tregoi gjithçka në lidhje me këtë ngjarje.

Gjithashtu, Matija tha se e gjitha kjo është një skenar nga Tirana në kurriz të Vllaznisë, teksa shtoi se kjo ngjarje e papreçedentë është një njollë e zezë për futbollin shqiptar të femrave.

Tirana dhe Vllaznia luanin të shtunën në kryeqytet, në klasiken e futbollit shqiptar për femra. Ndeshja u ndërpre gjatë pjesës së parë për të mos filluar më, teksa deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga FSHF.

Artikulli paraprakFESTIVALI “MOISIU”, TEATRI I SHKODRËS 3 ÇMIME
Artikulli tjetërSTAR MARKETING – BLACK STONE