Lidhja demokratike e grave shqiptare organizoi në qytetin e Shkodrës forumin me temë “ Barazia gjinore dhe mundësitë e barabarta në vendimarrje”

në kuadër të 25 vjetorit të themelemit. Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se vetëm në bashkinë Shkodër janë 47 raste të dhunimit të grave dhe vajzave. Kryetarja e Lidhjes Demokratike Të grave Shqiptare, Deputetja Albana Vokshi përmendi rastet e fundit të dhunës ndaj grave, ndërsa akuzoi qeverinë për largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kryetarja e lidhjes demokratike të gruas në Shkodër Nirvana Lekaj tha gjithshtu se gratë shkodrane janë protagoniste në shumë ngjarje të rëndësishme. Ky forum diskutimi mbi barazinë gjinore u mbështet nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i këtij fondacioni në vendin tonë Ëalter Glas.