Gazetarët e emisionit investigati “Le Iene” kanë bërë një reportazh titulluar “Kaçaniku – Qyteti europian i luftëtarëve të ISIS” për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të “pa feshë”.

Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit…të dy shumë të ndryshëm edhe në pamje nga Lavdrimi, i cili dallon nga mjekra dhe veshja e gjatë karakteristike e xhihadistëve. Motra shprehet se Lavrimi i ka rrëfyer se ka ikur të luftojë për Allahun – “por Zoti lart e di më së miri” – thotë ajo. Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta. 

-NË SHTËPINË Ë LAVDËRIM MUHEXHERIT, “KASAPIT” TË ISIS .
Ai njihet nga anëtarët e Shtetit Islamik si ‘Kasapi”. Bëhet fjalë për komandantin famëkeq nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdërim Muhaxheri, i cili është një nga terroristët më të kërkuar në botë. Në dy video të postuara nga ISIS, ai ekzekuton njerëz të cilët i quan të pa fe.   “Keni me gjet fundin si ky qen”, – shprehet Muhaxheri në një prej videove të tij ku ekzekuton njerëz.  Gazetarët e misionit italian investigativ “Le Iene” kanë shkuar në Kaçanik, e pikërisht në banesën e Lavdërim Muhaxherit, ku kanë folur vëllezërit e tij. Nga Kaçaniku me 30 mijë banorë rreth 30 persona i janë bashkuar ISIS. Imami i xhamisë thotë se ata nuk luftojnë në emër të fesë, por lufta e tyre është një krim kundër njerëzimit. “Një luftë pa kuptimë, që nuk është xhihad, atëherë është krim.  Faiku, i cili ka dy djemtë e tij në Siri, si pjesë e shtetit islamik tregon dramën e tij. Ai madje ka shkuar vetë deri në Siri për të tërhequr fëmijët dhe aty ka parë një tmerr të vërtetë.