Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, e ka filluar fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke premtuar se Franca do të jetë në krye të agjendës së saj, duke përkujtuar disa prej çështjeve, që e kanë dërguar Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Le Pen, kandidate e Fronit Kombëtar, e ka sulmuar Bashkimin Evropian, imigrimin masiv dhe islamin radikal. Ajo mbrëmë u tha mbështetësve në qytetin e Lionit se BE-ja e gjymtuar Francën. “Nëse BE-ja nuk jep, atëherë unë do të kërkoj votë franceze në referendum për largim nga ky ankth”, tha Le Pen para 3 mijë mbështetësve të saj në Lion. Ajo po ashtu, e kritikuar islamin radikal. “Ne nuk dëshirojmë të jetojmë nën kërcënimin e fundamentalizmit islamik”, tha Le Pen. Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill.

Artikulli paraprakLONDËR: SOT FILLON DEBATI PARLAMENTAR PËR BREXIT, MAY RREZIKON DISA VOTA KONSERVATORE
Artikulli tjetër11 TË ARRESTUAR PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI, MES TYRE NJË POLIC